SHOFK në një ftesë për media lajmëron se do tw organizohet një simpozium shkencor me ligjërues ndërkombëtar që kryesisht vijnë nga Turqia.
Ndërsa adresa ku do tw mbahet ky simpozium shkencor me temën “Retinopatia e prematarëve” do tw jetë tek Hotel Emerald ditën e nesërme.
Ndërsa më poshtë keni njoftimin e plotë nga SHOFK:
Ju informojmë se Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës – SHOFK, do të organizojë simpozium shkencor me ligjërues ndërkombëtarë me temën: Retinopatia e prematurëve – ROP (Retinopathy of Prematurity – ROP), me datën 10.11.2017, Hotel Emerald, Prishtinë (8.00-16.30). Ligjërues do të jenë: Prof. Dr. Şengül Özdek (oftalmologe), Assoc. Prof. Dr. Zühal Özen Tunay (oftalmologe) dhe Prof. Dr. Esin Koç (neonatologe) nga Ankara, Turqi. Simpoziumi është i akredituar me 8 pikë për pjesëmarrësit nga bordi i EVM i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Ligjeratat mbahen në gjuhën angleze me përkthim simultan në gjuhën shqipe. Për pjesëmarrësit do të jetë i siguruar materiali përkatës rreth simpoziumit. Participimi do të jetë gratis për të gjithë pjesëmarrësit oftalmologë, neonatologë dhe gjinekologë nga Kosova (anëtarë të shoqatave përkatëse).Pagesa për pjesëmarrësit e tjerë është 30 euro. Të bashkangjitur e keni programin e simpoziumit. Ju mirëpresim,Prof. dr. Naser Salihu, oftalmolog, Kryetar i SHOFKDr. med. Burim Zhuri, oftalmolog, Nënkryetar i SHOFKDr. med. Mentor M. Gorani, MBA HM, oftalmolog, Sekretar i SHOFK