Shoqata e të verbërve dhe me të parë të dobësuar të Kosovës, ka pranuar një pajisje për leximin e librave në vlerë prej 1500 funte.
Atë e blenë një grup i djemve shqiptarë që jetojnë në Londër, ndërsa pajisjen e dorëzoi tek shoqata, “Rotary Club Prishtina-Dardania” nga Kosova.
Pajisja do të vendoset në kabinetin e informatikës në bibliotekën kombëtare, ku edhe gjendet këndi për të verbër.
Kjo ndihmë nga ky grup i djemve, të cilët kanë hobi basketbollin, nuk është e para për këtë shoqatë.