Drejtuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, i ka reaguar deputetes nga radhët e AAK-së, Time Kadrijajt.
Kodra ka thënë se publikimi i emrave të pacientëve me probleme psikike, është shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit.
“Publikimi i emrave të pacientëve me probleme psikike, është shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit! Kur kjo bëhet nga ana e një profesionisti shëndetësor është një rrethanë edhe më e rënduar, pasi që përbënë edhe shkelje të Kodit të Etikës Mjekësore! E kur kjo bëhet nga ana e një deputeti, është shkelje e ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit!”
“Agjencioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Avokati i Popullit duhet të merret seriozisht me këtë rast dhe raste të tjera të ngjashme. Deputetja duhet të kërkoj falje për këtë gjest”, ka shkruar Kodra.