Shoqatat e profesionistëve shëndetësorë kanë shprehur solidarizimin dhe gatishmërinë e tyre për t’iu dal në ndihmë të lënduarve nga tërmeti në Shqipëri.
“Me shqetësim dhe dhembje të madhe po e përcjellim gjendjen e krijuar nga termeti i orëve të mëngjesit në Shqipëri”.
“Shoqata e Mamive të Kosovës së bashku me Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatën e Infermierëve të Laboratorit bashkëndjejmë dhembje për jetët e humbura, për personat nën rrënoja, për qytetarët e lënduar, dëmet dhe shqetësimet e përjetuara. Shprehim solidarizmin me ju dhe jemi në gatishmëri maksimale, morale, profesionale dhe ndjehemi të obliguar që t’u ofrojmë ndihmë familjeve tuaja, duke ju hapur dyertë për strehim në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Mamive të Kosovës.
“Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë të Kosovës, bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria, nga katastrofa dhe tragjedia që ka goditur zonat e shtetit Shqipëtar nga tërmetet e fuqishme e shkatërruese.
Kjo situatë me fatalitet jetësh njerzish, me të lënduar të shumtë e me dëme të mëdha, na bënë që as ne të mos jemi të qetë për asnjë qast të vetëm!
U shprehim ngushllimet më të thella familjarëve të viktimave të këtyre ngjarjeve traumatike dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarëve të kësaj tragjedie. Urojmë gjithashtu që mos të ketë viktima të tjera dhe shpresojmë që ekipet e emergjencës që po punojnë intenzivisht e maksimalisht në ato zona, të arijnë t’i shpëtojnë viktimat e tjera që gjenden akoma nën rënoja”, thuhet në njoftimin e Sindiaktës së infermierëve. /Gazeta Shneta/