Ministria e Shëndetësisë ka shpallë rezultatet e konkursit për specializime pas përfundimit të intervistimit të mbi 1500 mjekëve nga anëtarët e Bordit për specializime.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se nga 1310 mjekë që janë intervistuar, 1230 prej tyre janë pranuar, shkruan Gazeta Shneta.
“Kanë qenë 1500 vende për specializime për të cilat kanë aplikuar mbi 1500 mjekë, nga të cilët 1310 janë intervistuar ndërsa 1230 janë pranuar. Mbi 400 prej tyre do të financohen nga MSH, ndërsa të tjerët 225 prej tyre do të punojnë në QKUK, 180 në spitalet e përgjithshme, 88 në kujdesin parësor, 45 nga Presheva dhe 28 në institucionet private shëndetësore”, ka deklaruar Zemaj.
Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të hap konkurs për specializime për çdo vit.
Më poshtë mund t’i gjeni dy dokumentet për rezultatet e konkursit. /Gazeta Shneta/