Shpëtohet një bebe e lindur para kohe në Klinikën e Neonatologjisë

2018-08-08 në ora 08:51

Shpëtohet edhe një jetë!

Aksioni Nëna dhe Fëmijë ka njofutar se një foshnje e lindur para kohe, në javën e 32 të shtatzënisë, u trajtua me një dozë Survanta dhe qëndroi për 4 javë në inkubator.

Përgjatë kohës që qëndroi në Klinikën e Neonatologjisë, Aria u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe iu nënshtrua skriningut të syrit.

Kaltrina, mami i Arias, është shumë mirënjohëse ndaj Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe stafit të Klinikës së Neonatologjisë që shpëtuan jetën e vajzës së saj./gazetashneta