Është shumë e zakonshme që gratë të ndihen të shqetësuara rreth procesit të lindjes. Shqetësimet për dhimbjen e kontraktimeve, ndërhyrjet dhe pasiguria e tërë procesit nuk janë të pazakonta.
Por, për disa gra frika mund të jetë vërtetë e madhe sa të kthehet në një çrregullim psikik.
Frika nga lindja quhet Tokofobi, e cila nënkupton frikën nga lindja e një fëmije, ose në aspektin terminologjik edhe si neveritje ndaj fëmijës, transmeton Gazeta Shneta.
Tokofobia mund të jetë primare dhe sekondare, që kanë të bëjnë me traumën e lindjes.
Hulumtimet tregojnë se 14 për qind e grave preken nga tokofobia, këto shifra në fakt mund të përfshijnë edhe gratë që kanë vetëm ankthe të tilla.
Zakonisht nënat që kanë tokofobi, kanë lindje më të vështirë dhe procesi zgjat më shumë, në shumë raste nevojiten edhe epidurale./Gazeta Shneta/