Problemet me gazrat shtohen gjatë periudhës së shtatzënisë dhe njëri ndër shkaktarët kryesor i niveleve të shtuara të gazrave është hormoni progesteron, i cili shkakton që muskujt në tërë trupin tuaj të lirohen.
Si pasojë, edhe muskujt e zorrëve zbuten më shumë që pastaj shkakton ngadalësimin e tretjes së ushqimit. Koha për kalimin e ushqimit nëpër zorrë rritet për 30%. Kjo lejon që të akumulohen gazrat dhe të shkaktojnë fryrje. Gazrat po ashtu mund të shtohen në shtatzëni kur mitra që është duke u rritur i bën presion hapësirës së stomakut.
Fatkeqësisht, muskujt e liruara nga progesteroni e bëjnë më të vështirë kontrollimin e gazrave. Prandaj, mos u befasoni nëse ndodh që të lironi gazra në një situatë të pavolitshme për t’iu shkaktuar turpërim; vetëm qeshni dhe fajësoni beben.
Është pothuajse e pamundshme t’i parandaloni gazrat në shtatzëni, por mund t’i ndërmerrni disa hapa për ta menaxhuar këtë situatë. Disa ushqime si fasulet, bizelet lakrat, brokoli, dhe drithërat mund të jenë nxitëse të gazrave, prandaj mund të përpiqeni t’i identifikoni ushqimet që ju japin më shumë gazra dhe t’i pakësoni ato, transmeton Gazeta Shneta.
Disa rekomandime që t’i pakësoni gazrat në shtatzëni janë dhënë më poshtë:
Shmangni apo pakësoni pijet që përmbajnë karbohidrate
Shmangni ushqimet e yndyrshme të skuqura në vaj
Përqendrohuni në shujta më të vogla gjatë ditës
Ushtroni për ta stimuluar tretjen
Shmangni veshje të ngushta rreth belit
Shmangni ëmbëltuesit artificial dhe sheqernat
Pini ujë shumë që ta parandaloni kapsllëkun
Hani ngadalë dhe përtypni mirë
Përtypja në tërësi e ushqimit është mënyra më e mirë u zvogëlimit të gazrave. Gazrat kryesisht prodhohen nga bakteret në zorrën e trashë të cilat punojnë për ta zbërthyer ushqimin që nuk është tretur plotësisht nga enzimat e stomakut. Gazrat ndërlidhen edhe me kapsllëkun, prandaj përpiquni që ta parandaloni kapsllëkun. /Gazeta Shneta/