Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi një numër jashtëzakonisht të lartë të të infektuarve.
Gjatë ditës së sotme, Instituti Robert Koch (RKI) raportoi mbi 27,728 të infektuar dhe 952 viktima shkruan Reuters, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka arritur në 1,379,238, kurse numri i viktimave u rrit në 23,427.
Rikujtojmë se masat anti covid të ndërmarra javë më parë në Gjermani kanë hyr në fuqi që nga dita e sotme për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19./GazetaShneta/