Italia pritet të ndërmarrë masa të reja anti covid, të cilat janë të nevojshme gjatë festave të Fundvitit.
Shumë rajone janë bllokuar tashmë nën një sistem prej tre nivele: zona e kuqe, portokalli dhe e verdhë shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Në këto zona, qeveria ka ndaluar daljet e qytetarëve nga ora 22:00-06:00 që nga 21 dhjetori e deri më 6 janar.
Zonat në të kuqe tashmë kanë mbyllur baret e restorantet dhe shumë biznese.
Rikujtojmë se, Italia ishte vendi i parë në Evropë që pas Kinës pati një shpërthim të infeksionit duke pasur një rritje jashtëzakonisht të lartë të viktimave./GazetaShneta/