Shqetësuese: Vetëm përgjatë një jave raportohen 2.8 milionë të infektuar në mbarë botën

2020-10-28 në ora 15:33

Rekordi i ri i rasteve të raportuara brenda një javë në mbarë botën ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Zyrtarët e OBSH-së gjatë një konference për shtyp, kanë treguar se është rritje e pabesueshme për një periudhe të shkurtër kohore shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Tutje, ata shtuan se numri i viktimave është i krahasueshëm më javët e mëparshme.

Deri më tani, Evropa është duke raportuar numrin më të lartë të rasteve pozitive për javën e dytë radhazi.Njëkohësisht, rastet janë në rritje dhe në Amerikë dhe rajonet Afrikane.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, më shumë se 42 milionë të infektuar janë raportuar dhe 1.1 milion viktima./GazetaShneta/