Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 74 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë nga Tirana raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Nga 392 testime të kryera, 74 raste me COVID-19 janë regjistruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë./TopChannel