Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se nga nesër do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në vetëm dy orare të caktuara.
“Me sa duket nuk po kuptohemi sic duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00”, thuhet në njoftimin e Ramës.
Rama ka njoftuar po ashtu se ndalohet ecja e njerëzve për krahu. Ai ka thënë se shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10 mijë lekë. /Gazeta Shneta/