Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.
Nga 420 testime të kryera për COVID-19 janë konfirmuar 83 raste pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Rastet më të përhapura janë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë rreth 38 raste, duke vazhduar tutje: 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.
Situata në Klinikën Infektive vazhdon të jetë e rënduar, tha Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.Ajo shtoi se 72 pacientë janë të hospitalizuar, 8 janë në terapi intensive dhe në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë.
Brenda 24 orëve të fundit, janë shëruar 65 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 1946. Ndërsa, aktualisht Shqipëria numëron gjithsej 1415 raste aktive me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës./GazetaShneta/