Shqipëria regjistron një ulje të rasteve aktive me COVID-19

2020-06-22 në ora 13:07

Brenda 24 orëve të fundit, Shqipëria regjistroi një ulje të rasteve pozitive.

Janë kryer 239 testime testime për të dyshuarit të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./GazetaShneta/