Shqiptarët të ‘uritur’ për ‘Fast food’, por pasojat janë te tmerrshme (Video)

2017-04-24 në ora 07:38

Shqiptaret konsumojnë në masë ushqimin e fast food-eve dhe justifikohen se nuk kanë kohë për t’u ushqyer shëndetshëm për shkak te angazhimeve

“Shkoj sepse është më i shpejtë, nuk kemi kohë që të gatuajmë në shpi.”-thotë një qytetar.

“E di që ushqimi është i dëmshëm, por përderisa nuk na kap asnjë sëmundje, ne nuk vëmë mend që të mos shkojmë”- shprehet një student.

Mjeku Infeksionist Genti Stroni, thotë se ne QSUT, vijnë qytetare qe kane problematika te ndryshme si pasoje e ushqimit te shpejte, qe konsumojnë prej një kohe te gjate.

“Ne kemi raste të tilla ose raste problematike, si pasojë e intoksikacioneve që vijnë për shkak të ushqimeve të pakontrolluara… Mundet që të jetë kontingjent i një sëmundje nga e lehtë deri tek shumë e rëndë që mund të rrezikojë jetën”- thekson mjeku

Dietologia Anila Kaleshi thotë se është provuar shkencërisht qe ushqimi i shpejt qe tashme po përdoret nga te gjitha grupmoshat, ndikon ne shfaqjen e diabetit apo edhe te sëmundjeve te tjera vdekjeprurëse.

“Kanceri i gjirit, i stomakut, i zorrës së trashë, i prostatës, natyrisht janë të lidhura shkencërisht, të provuara që janë të lidhura me konsumin e fast food-eve. Është një bukë e procesuar, që nuk ka asnjë vlerë ushqimore, duke vazhduar më pas me vajrat që janë përdorur… kuptohet që produktet që përdoren në to lënë për të dëshiruar cilësisht.”- shprehet dietologia.

Produktet e gatshme bëjnë pjese ne vaktet e përditshme te nje pjese te mire te njerëzve. Shumica e tyre nuk janë te informuar për pasojat qe u shkaktohen me kalimin e viteve. /albeu.com/