Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka anuluar tenderin 9 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Podujevës.
Njoftimin për anulimin e këtij tenderi e ka publikuar zyrtari përgjegjës i prokurimit në SHSKUK Selami Krasniqi, shkruan Gazeta Shneta.
“Ligji për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, kemi shkurtim buxhetor ku nuk përfshihet buxheti për projektin ‘Ndërtimi i Spitalit të Podujevës’”, thuhet në njoftim.
Projektin për ndërtimin e këtij spitali e kishte prezantuar ministri në ikje i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të komunës së Podujevës.
Në këtë prezantim kishin marr pjesë edhe disa mjekë llapjan, Ekrem Hyseni, Afrim Tahiri, dhe dy këshilltarët e Zemajt Saudin Maliqi e Ramush Bejiqi. /Gazeta Shneta/