Shërbimi Spitalor Klinik Universitar e ka larguar përkohësisht nga puna u.d. drejtorin e Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshin.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ky vendim erdhi pasi Gerbeshi u arrestua nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të buxhetit të spitalit duke mbushur veturën e tij private me naftë në kuadër të kontratës që kishte spitali i Ferizajt me një kompani derivatesh.
SHSKUK ka njoftuar se detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit. /Gazeta Shneta/