Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shpallë tenderin mbi 9 milionë euro për Spitalin e Podujevës, por projekti nuk ekziston në projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2021.
KDI ka bërë të ditur se për këtë projekt figurojnë vetëm 150 mijë euro në buxhetin e këtij viti, ndërsa në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk figuron fare.
“SHSKUK më 10 dhjetor 2020 ka shpallur tenderin për Ndërtimin e Spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.
Për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.
KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të ligjit për buxhetin e vitit 2021”, thuhet në reagimin e KDI-së. /Gazeta Shneta/