Për vdekjet e dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar pronari i kompanisë “Bubeari Komerc”, Naser Guri, i cili furnizonte klinikat me gaz oksidul të prodhuar pa licencë në Kosovë.
Mbrojtja e tij, avokati Muhamet Shala, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se në sallat e operacionit ka pasur praktikantë, të cilët sipas tij, mund të kenë bërë ndonjë lëshim duke çuar kështu pacientët drejt vdekjes.
“Pesë praktikantë, mjekë të cilët kanë qenë të kyçur me angazhime të ndryshme…. që mund të dyshohet se mund të rezultojë me ndonjë keqpërdorim eventual të padëshiruar… dhe shkaktiiin e sëmundjes apo vdekjes së pacientit”, ka deklaruar Shala.
Por një gjë të tillë e ka mohuar SHSKUK-ja. Në një përgjigje për Gazeta Shneta, Zyra e drejtorit Curr Gjocaj thotë se sallat e operacionit janë udhëhequr nga ana e specialistëve me përvojë disa vjeçare, dy nga ta janë doktorë shkence.
“Në salla bashkë me specialistët, ka pasur edhe specializantë e jo praktikantë, pra doktor që janë në specializim në fushën e anesteziologjisë dhe fushave tjera varësisht nga lëmi ku janë kryer operacionet”, thuhet në përgjigje.
Poashtu, ekipi përcjellës në përbërje të teknikëve të anestezionit dhe instrumentareve kirurgjike.
Në tri klinika të QKUK-së, Neurokirugji, Urologji dhe Kirurgji. Deri më tani Prokuroria është duke pritur analizat e obduksionit nga Mjekësia Ligjore, ndërsa asnjë zyrtar nuk është shkarkuar apo dorëhequr për këtë skandal. /Gazeta Shneta/