Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka angazhuar Shërbimin Teknik që të rregullojë qasjen e transportuesve të kufomave nga QKUK-ja.
Kjo masë është ndërmarr pas raportimit të Gazetës Shneta për pazarin me kufoma nga personeli i QKUK-së me njërin nga transportuesit.
Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka bërë të ditur se transportuesit tani do të punojnë me kujdestari secili prej tyre nga një ditë. Me këtë synohet që të shmangen keqpërdorimet ndërmjet punonjësve të QKUK-së dhe transportuesve.
SHSKUK poashtu ka thënë për Gazetën Shneta se do të bëjë një njoftim publik nëpër klinika ku familjarët do të mund të marrin informacione për transportuesit e kufomave, pa ndërlidhjen e personelit të QKUK-së.
Zyra e Drejtorit ka njoftuar poashtu se është duke hulumtuar lidhjet e personelit me transportuesit, tek të cilët pritet të ketë ndëshkime.