Shërbimi Spitalor Klinik Universitar për tre vite ka paguar mbi 7 milionë euro detyrime nga vendimet e gjykatave.
Në raportin e punës të SHSKUK-së janë renditur shumat e parave që ka paguar ky institucion në tre vite, nga 2017 deri më 2019, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas tabelës, SHSKUK në vitin 2019 ka paguar detyrime 3,489,101 euro, në vitin 2018 3,091,116 euro ndërsa në vitin 2017 439,378 euro, që në total i bie rreth 7 milionë e 19 mijë euro.
Në përshkrimin e raportit bëhet e ditur se këto para janë paguar për vendime të ndryshme gjyqësore, sikurse janë padi për shërim jo adekuat, padi për obligime të papaguara, paga jubilare si dhe vendime tjera gjyqësore.
“Bazuar në tabelën e mësiperme për detyrimet kontigjenete ndër vite gjendja është si vijon: 1. Detyrimet kontigjente /obligimet financiare që rrjedhin nga lëndët gjyqësore / në vitin 2019 janë në shumë prej 3.489.101.44 euro. Këto lëndë gjyqësore janë nga periudha të ndryshme kohore dhe me dedikim të ndryshëm:
– Lëndët gjyqësore që nga periudha e paraluftës /padi të ndryshme civile për largim nga puna /:
– Periudha pas lufte –padi të ndryshme për kompensim të dëmit për shërim jo adekaut me pasoja për shëndetin e të sëmurit
– Padi për obligime të papaguara dhe
– Padi nga të pensionuarit e SHSKUK së për kompensim te tri pagave dhe pagave jubilare
– Gjatë vitit 2019 në emër te vendimeve gjyqesore janë paguar në total 1,219,611.27”, thuhet në këtë raport. /Gazeta Shneta/