Pas vendimit të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin e rasteve me infarkte akute 24 orë në 7 ditët e javës, arritën të trajtohen me sukses tri raste.
Sipas zyrës së drejtorit të SHSKUK, vendimi i tillë po e lehtëson mjekimin e pacientëve me kancer, shkruan Gazeta Shneta.
Vendimi është duke u implementuar që nga muaji Shkurt i këtij viti.
“Vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 2 milionë euro jashtë vendit për trajtimin e sëmundjeve të kësaj natyre. Sot, qytetarët tanë do t’i trajtojmë në Kosovë, kurse paratë do t’i përdorim për modernizimin e klinikave tona”, kishte shkruar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në lidhje me vendimin.
Gjithashtu, SHSKUK theksoi se “pacientët tashmë nga vikendi i kaluar nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë për mjekim në klinika private, pasi që mjekimin do ta marrin në Klinikën e Onkologjisë”./Gazeta Shneta/