SHSKUK’ja me masa disiplinore ndaj kirurgut Fekaj dhe drejtorit Bajrami

2018-02-10 në ora 20:06

Drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu, ka urdhëruar hetimet dhe ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj kirurgut Enver Fekaj dhe drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami.

Pas publikimit të lajmit nga KTV për sjelljet e pahijshme të dy mjekëve ndaj një pacienti 19-vjeçar, SHSKUK’ja po i akuzon mjekët për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë veprim të shpejtë të SHSKUK’së e ka përgëzuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ngjarjen se pse akuzohen dy mjekët e lartcekur mund ta lexoni në këtë link: