Lejleku i ditës së sotme solli tek Spitali Lindja, shtatë foshnje shëndetmirë.
Në mesin e shumë lajmeve që mund të jenë të lidhura me gjendjen aktuale nga pandemia Covid-19 dhe situata politike në vend, ka poashtu edhe lajme që sjellin gëzim – dita e marte ishte festë për shtatë familje, njofton Spitali Lindja.
Luna, Amantia, Pirro, Diora, Jet, Guri dhe Roana janë emrat për të porsalindurit.
Ndryshe, Spitali Lindja është formuar dhe udhëhiqet nga gjinekologu i famshëm, Dr. Dërgut Aliu, duke qenë një nga institucionet e para private të ofrimit të shërbimeve mjekësore në Kosovë. /Gazeta Shneta/