Mungesa e dëshirës për seks është ndoshta problemi më i madh seksual ditët e sotme, për të dyja gjinitë. Nga një studim i kryer në SHBA, rezulton se femrat duan 68.5% seks nga sa u dhurojnë partnerët. Por cili është çelësi i zgjidhjes?
Rikthimi te seksi
Filloni duke krijuar anën sensuale të jetës suaj seksuale. Kënaqësia nuk është vetëm orgazma, por edhe sensualiteti gjithashtu. Kështu ju duhet që:
- Të paktën njëherë në javë lëreni mënjanë penetrimin. Kjo do të heqë theksin nga marrëdhënia seksuale dhe do t’u rikthejë dëshirën për t’u përqafuar dhe përkëdhelur si në fillimet tuaja.
- Uluni mënjanë çdo ditë nga një orë, në një mjedis sensual, ndizni qirinj dhe vendosni muzikë romantike në sfond.
- Prekni dhe ledhatoni trupin e partnerit me gishta dhe gjuhë, por jo organin gjenital. Bindeni atë t’u tregojë çfarë e kënaq në veçanti dhe mbajeni mend. Më pas tregojini ju atij se ku do të dëshironit që t’i çonte duart.
- Pas dy ose tre sesionesh me prekje të tilla, filloni në zonën gjenitale. Tregojini përsëri partnerit çfarë u kënaq dhe mos harroni të shkëmbeni rolet.
- Prisni deri në fund të javës për të bërë seks. Atëherë do të mund të vini në jetë gjithçka keni provuar e mësuar këto netë dhe të shijoni intimitetin seksual më të mrekullueshëm, të cilin e keni zbuluar vetë ju.
- Performoni një striptiz për partnerin tuaj. Krijoni skenën me muzikë dhe vishni të brendshme seksi, por pa lënë mënjanë edhe llastikun e çorapeve. Zhvishuni me ngadalë dhe mos lejoni që të zbulohet e gjithë lëkura juaj. Lëreni të presë dhe mos lejoni që ai t’u prekë deri sa të vendosni vetë.
- Për të gjallëruar jetën tuaj seksuale bëhuni të paparashikueshëm. Mos bëni atë që pret partneri juaj. Thyejeni rutinën me fantazi, eksperimente dhe surpriza.