Shtatë viktima dhe 173 qytetarë të infektuar me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

2021-09-21 në ora 15:02

Rënie e rasteve të infektimit me Covid dhe të viktimave është raportuar edhe gjatë ditës së sotme.

Nga 5,095 testime të kryera janë regjistruar 173 raste të infektimit me Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, 1,434 qytetarë janë shëruar, kurse mbi 7 mijë raste aktive janë aktualisht prezente në vendin tonë.

Së fundmi, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 17,643 doza të vaksinës, kurse deri më sot 453,760 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër Covid./Gazeta Shneta/