Shtatzënia mund të shkaktojë akne për shkak të një rritje të hormoneve androgjene që zgjat gjatë gjithë shtatëzanisë.
Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga zhvillimi i akneve nëse kanë një histori akne para shtatzanisë shkruan Insider përcjell Gazeta Shneta.
Aknet e shtatëzanisë ka të ngjarë të bëhen më keq në tremujorin e tretë kur nivelet e androgjenit rriten edhe më shumë.
Aknet mund të shfaqen në çdo kohë gjatë shtatëzanisë, pasi niveli juaj i androgjenit, dhe prodhimi pasues i vajit, rriten herët gjatë shtatëzanisë. Por përgatituni për tremujorin tuaj të tretë, kur nivelet tuaja të androgjenit janë jashtëzakonisht të larta dhe puçrrat mund të bëhen veçanërisht të këqija.
Në anën tjetër vlen të ceket se androgjenet ndihmojnë në përgatitjen e qafës së mitrës për lindje, e cila mund të shpjegojë pse ato rriten ndërsa jeni afër afatit të plotë të shtatëzanisë.
Sa e rëndë mund të jenë aknet gjatë shtatëzanisë ndryshon nga grua në tjetrën. Por nëse keni pasur akne si adoleshente atëhere keni më shumë të ngjarë ti zhvilloni ato edhe gjatë shtatëzanisë. /Gazeta Shneta/