Një ndërprerje e palejuar e shtatzënisë ka ndodhur në një spital privat në Podujevë, kur një shtatzënë ka kryer abort me ndihmën e një gruaje tjetër.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16 prill janë intervistuar dy të dyshuara gra kosovare në Podujevë pasi që njëra prej tyre ka kryer abort me ndihmën e të dyshuarës tjetër në një spital privat.
Policia e ka cilësuar rastin si ndërprerje e palejuar e shtatzënisë.
Të njëjtat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.