Shtatzëna shqiptare në Itali, para se të bie në koma: Më mbani gjallë derisa të lindi

2017-03-29 në ora 11:38

Një vajzë shqiptare në Itali ka përlotur mjekët dhe të gjithë njerëzit që njohin historinë e saj.

Ajo është vetëm 25 vjeç dhe është në muajin e gjashtë të shtatzanisë.

Gjendja e saj shëndetësore u rëndua shumë dhe mjekët hoqën çdo shpresë që ajo do të jetonte.

Por para se të binte në koma dhe e vetëdijshme për fatin që e pret ajo ka lënë një amanet, që mjekët ta mbajnë në jetë deri sa të mundet të nxjerrë foshnjën e saj jashtë trupit, për t’i falur jetën.

Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Torretes, të cilët ndodhet në koma të pakthyeshme.

“Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”- thonë mjekët.

Sipas tyre, kjo është një luftë e madhe që do një kujdes të jashtëzakonshëm. Ata thonë se ajo po monitorohet cdo sekondë. “Nëse shohim që ajo nuk merr më frymë, atëherë do t’i bëjmë cezarian, me shpresën që t’ia dalim”- thonë mjekët.