Gratë e burgosura të cilat janë shtatzënë gjatë vuajtjes së dënimit, lindjen e kryejnë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Këto gra shtatzëna dërgohen në Gjinekologji nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ka treguar drejtoresha e klinikës Myrvete Paçarada, shkruan Gazeta Shneta.
“Gratë lindin këtu dhe qëndrojnë aq sa të jetë nevoja shëndetësore e tyre dhe gjatë gjithë kohës janë nën përcjelljen e Policisë”, ka treguar Paçarada.
Ajo ka thënë se pas lëshimit nga spitali, nënat i marrin foshnjat e tyre.
“Nënat i mbajnë fëmijët e tyre me vete deri sa t’i mbushin një vjet”, ka thënë Paçarada. /Gazeta Shneta/