Shtatzënat e reja po bëjnë këtë gjë të tmerrshme që foshnjat e tyre të mbesin të vogla

2017-03-31 në ora 08:51

Tinejxheret australiane janë aq të frikësuara nga lindja sa që i rrezikojnë foshnjat e palindura me praktika të rrezikshme që e pengojnë rritjen e frytit

Një studim 10 vjeçar i bërë nga Universiteti Kombëtar i Australisë ka zbuluar se nënat tinejxherejanë aq të frikësuara nga pasojat që lindja do t’i ketë në trupin e tyre sa që po fillojnë të konsumojnë duhan që të zvogëlojnë peshën e foshnjave të palindura, transmeton Gazeta Shneta.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë komplikime shëndetësorë duke e rritur mundësinë për dështim të shtatzënisë, shpërthim të placentës, probleme me zemër dhe probleme gjatë lindjes.

Përkundër problemeve shëndetësorë serioze që mund t’i kenë foshnjat me peshë të vogël pas lindjes, nënat tinejxherë e shohin pirjen e duhanit si një mënyrë për ta zvogëluar dëmtimin në trupin e tyre gjatë lindjes.

4 arsyet pse tinejxheret australiane pinë duhan gjatë shtatzënisë:

Image result for australia Simone Dennis pregnant teenager

Frikësohen se lindja do të jua dëmtojë vaginën

Duke u bazuar në autoren e studimit Simone Dennis, vajzat janë shumë të frikësuara nga shqyerja e vaginës gjatë lindjes, e krejt kjo e bazuar në storiet e grave më të vjetra për horroret e lindjes.

Ato frikësohen se vagina nuk do të kthehet në formën e mëparshme

Ato frikësohen se burrat do t’i refuzojnë për të bërë seks në të ardhmen nësë vagina e tyre shqyhet gjatë lindjes.

Ato frikësohen nga kilogramët e tepërt

Shumica e vajzave janë trupshkurta dhe të vogla, e kjo i shtyn që t’i frikësohen kilogramëve të tepërt që mund t’i shtojnë gjatë shtatëzanisë dhe mendojnë që nuk mund ta rikthejnë trupin në formën si para shtatëzanisë.

Mendojnë se të qenurit trupshkurt dhe e vogël do të jetë një aset për foshnjat e gjinisë femëroe

Pasi që shoqëria ende i konsideron femrat trupshkurta si delikate dhe atraktive, tinejxheret shtatëzëna besojne së të lindësh vajzë e vogël do të jetë një avantazh gjatë jetës. /Gazeta Shneta/