Deri vonë, për të kryer procedurën e amniocentezës, shtatzënat nga Kosova është dashur të udhëtojnë deri në Shkup apo në Beograd.
Me apo pa rekomandim të mjekëve të tyre, ato kanë zgjedhur këto dy kryeqytete fqinje për të kryer një procedurë të tillë e cila ndihmon në diagnostifikimin e problemeve gjenetike në fazën e hershme të shtatzënisë, shkruan Gazeta Shneta.
E, përveç mundit të udhëtimit si e shtatzënë dhe shpenzimeve të shumta, ato janë dashur të ‘mjaftohen’ edhe me mirëpritjen në gjuhë të huaj.
Por jo më. Tanimë shtatzënat janë duke u drejtuar në Prizren për të kryer këtë procedurë të cilën e sjell për herë të parë në vendin tonë Dr Arbërore Nora Zymberi.
E specializuar jashtë vendit dhe duke qenë pjesë e shkollës së famshme të Profesor Kypros Nicolaides si shqiptarja e vetme, Dr Nora u ofron këtë shërbim nënave me metodat më bashkëkohore në Qendrën e Mjekësisë Fetale në Prizren.
Duke ju kursyer kohë shtatzënave, shpenzime e mundime të shumta, Dr Nora ka vendosur të rikthehet në vendlindje për të ofruar njohuritë dhe përvojën e saj nga Evropa.
Dr Nora bashkëpunon me mjekët më eminentë në Evropë në trajtimin e rasteve unike, duke qenë gjithmonë në mbështetje të pacienteve.
Për konsultë me klinikën e Dr Nora mund të shfrytëzoni numrin vijues: 045 246 688. /Gazeta Shneta/