Shtatzënat që nuk po e hanë këtë ushqim mjaftueshëm, po pësojnë lindje të parakohshme

2018-08-05 në ora 16:45

Gratë që nuk konsumojnë peshk të mjaftueshëm gjatë shtatzënisë së hershme janë në rrezik të rritur për të patur një lindje të parakohshme, zbulon një studim i ri.

Gratë shtatzëna, të cilat në gjakun e tyre kishin nivele më të ulëta të acideve yndyrore omega-3 gjatë tremujorit të parë dhe të dytë, ishin 10 herë më shumë në rrezik të lindjes së parakohshme sesa gratë me nivele më të larta, transmeton Gazeta Shneta.

Për dekada me radhë është sugjeruar se omega – 3 si EPA – acidi eikosapentaenoik dhe acid DHA – dokosahexksaenoik – mund të zvogëlojnë rrezikun e lindjes së parakohshme, por gjetjet janë të paqëndrueshme.

Acidet yndyrore gjenden në peshqit e ujrëave të ftohtë siç janë skumbri i Atlantikut, salmoni dhe toni.

Studimi tregoi se përqendrimet e ulëta të këtyre acideve yndyrore me zinxhirë të gjatë mund të jenë një faktor i fortë rreziku për lindjen e parakohshme./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.