Shtatzënat që nuk po marrin sa duhet këtë lëndë ushqyese, po rrezikojnë djemtë e tyre nga prostata

2018-08-07 në ora 19:53

Gratë shtatzëna dhe ato që po ushqejnë me gji që nuk marrin mjaft proteina, vënë fëmijët e tyre në rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit të prostatës, sipas hulumtimeve të reja.

Minjtë meshkuj që kishin vetëm një të tretën e sasisë normale të proteinave, ishin më të prekshëm ndaj sëmundjes më vonë në jetë, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo për shkak të ndryshimeve në nivelet e estrogjenit dhe testosteronit – duke reduktuar këtë të fundit gjashtë herë në moshë të shtyer.

Ndryshimet në hormonet seksuale besohet të jenë një faktor kryesor në rritjen e tumorit më të zakonshëm tek meshkujt./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.