Ndoshta prej pyetjeve më interesante që mund të bëhen këtyre ditëve është edhe sa janë gjasat që të mbeteni shtatëzënë duke qenë të virgjër.
Në mjekësi, thuhet se dikush është apo jo e virgjër nga aspekti anatomik, për shkak të një membrane të hollë që quhet himen, kjo thyhet kur dikush bënë seks për herë të parë, dhe largon termin virgjëri, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo edhe të virgjërat kanë cikël menstrual, por si ndodh kjo?
Virgjëria nuk e pengon spermën të futet në vaginë, duke pasur parasysh që spermatozoidi është shumë lëvizës dhe mund të kalojë tutje nga kjo hapje e vogël nga rrjedhin menstruacionet.
Teknikisht gjithçka që kërkohet është që spermatozoidi të futet në vulvë për të pasur mundësi të kalojë më tutje.
Po ashtu, është më lehtë të ekzaminohet një grua që është e virgjër gjatë shtatzënisë, derisa të lind bebja.
Pasi me lindjen e bebes, thyhet ‘himeni’ edhe pse ka raste kur kjo membranë është e ngurtë, kjo ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale./Gazeta Shneta/