Për dallim nga gripet sezonale, gratë shtatzëna mund të mos rrezikohen më shumë se personat e tjerë nga shfaqja e simptomave të rënda nga COVID-19.
Ndërsa të dhënat janë ende të kufizuara dhe udhëzimet mbeten fleksibile, zyrtarët shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar kanë lehtësuar mendjen e shumë grave shtatzëna. Aktualisht, nuk ka raportuar vdekje të COVID-19 te gratë shtatzëna, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas zyrtarëve në Kolegjin Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, Kolegji Mbretëror i mamive dhe Royal College of Paediatrics dhe Health Child, edhe nëse dikush infektohet nga koronavirusi nuk ka prova që kjo mund të kaloj edhe tek foshnja.
“Meqenëse ky është një virus shumë i ri, ne sapo kemi filluar të mësojmë rreth tij, kështu që udhëzimet do të mbahen nën rishikim të rregullt pasi të shfaqen prova të tjera” tha Edward Morris, udhëheqës i RCOG.
Në mesin e hulumtimit të analizuar, ekspertët përfshinë një raport të Organizatës Botërore të Shëndetit me qendër në Kinë që analizoi 147 gra shtatzëna. Ata zbuluan se vetëm 8 përqind kishin simptoma të rënda dhe vetëm 1 përqind u sëmurën kritikisht. Pjesa tjeër e grave, përjetuar vetëm simptoma të buta.
Dihet që gratë shtatzëna kanë sistem më të dobët të imunitetit, gjë që i vën ato në rrezik më të madh të komplikimeve nga viruset si gripi.
Megjithatë, jo të gjitha këto sëmundje janë të njëjta dhe është akoma e paqartë se çfarë ndodh me gratë shtatzëna që kontraktojnë virusin COVID-19. /GazetaShneta/