Një shtatzëni ektopike ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet jashtë mitrës, zakonisht në tubën fallopiane, por ajo gjithashtu mund të implantohet në vezore, zgavrën e barkut ose qafën e mitrës.
Shtatzënitë ektopike janë gjendje të rrezikshme që mund të çojnë në dëmtime të përhershme nëse nuk trajtohen, shkruan Very Well Family. Ndër të tjera është thelbësore të njihni simptomat dhe të kërkoni kujdes urgjent nëse dyshohet për një shtatzëni ektopike përcjell Gazeta Shneta.
Përafërsisht 1 deri në 2% të të gjitha shtatëzënësive të popullatës së përgjithshme janë ektopike, por kjo normë është më e lartë në mesin e atyre që marrin teknologji riprodhuese të asistuar (IVF), me 2 deri në 5%.
Simptomat e para të shtatzënisë ektopike zakonisht janë të ngjashme me një shtatzëni të rregullt të tilla si: një periudhë e humbur, lodhje dhe të përziera.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Disa shenja të hershme të zakonshme të shtatzënisë ektopike, zakonisht shfaqen midis javës së gjashtë dhe dhjetë pas fekondimit e që janë:
– Gjakderdhja vaginale, përfshirë gjakderdhjen e lehtë;
– Dhimbje pelvike, ndonjëherë vetëm në njërën anë;
– Dhimbje shpatullash;
– Diarreja;
Dhimbja nga shtatzënia ektopike mund të vijë dhe të zhduket, dhe mund të jetë e shurdhër ose e mprehtë. Mund të jetë vetëm në njërën anë dhe të përkeqësohet me kalimin e kohës. Ju mund të ndjeheni të lodhura ose të keni marramendje për shkak të presionit të ulët të gjakut të shkaktuar nga humbja e gjakut.
Kur të kërkoni kujdes mjekësor:
Shtatzënitë ektopike janë një urgjencë mjekësore. Kontaktoni mjekun tuaj nëse besoni se mund të jeni shtatzënë dhe keni ndonjë nga këto shenja të hershme:
– Dhimbje të forta në legen dhe bark;
– Gjakderdhje vaginale;
– Dhimbje shpatullash;
– Marramendje;
Vlen të ceket për fund se kjo gjendje e lënë e patrajtuar, mund të shkaktojë plasjen e tubit fallopian, duke çuar në gjakderdhje të rëndë duke rrezikuar jetën. /Gazeta Shneta/