Shtatzënia gjatë ciklit, si mund të ndodh dhe si është e mundur? Detajet mund t’i zbuloni në artikullin e mëposhtëm.
Rreth 14 ditë para ciklit në trupin e gruas ndodh ovulimi. Që nënkupton momentin kur shanset që një shtatzëni të ngjizet janë më të mëdha. Pra, gjatë ditëve të ovulimit ju mund të provoni për një fëmijë.
Po gjatë ciklit, a mund të ngelni shtatzënë?
Përgjithësisht, periudha e ciklit menstrual është periudha më pak fertile e muajit. Por, sigurisht që nuk duhet të mendohet se nuk mund të ngjizet një shtatzëni.
Si është e mundur të ngjizet një shtatzëni gjatë ciklit?
Ovulacioni, ashtu siç e përmendëm edhe më sipër ndodh rreth 14 ditë para ciklit. Dhe në një cikël 28 ditor ovulimi fillon në ditën e 14. Ndërsa, nëse keni një cikël 32 ditor, ovulimi sigurisht do të ndodhë në ditën e 18. Gjatë procesit të ovulimit veza lëshohet tek tubat e fallopit duke qëndruar atje 48-72 orë.
Shtatzënia gjatë ciklit ndodh nëse:
Keni një cikël më të shkurtër për shembull 21-23 ditë dhe ovulimi ndodh më herët. Që do të thotë periudha mes ovulimit dhe ciklit është më e shkurtër. Dhe duke qënë se veza qëndron tek tubat e fallopit rreth 48-72 orë nëse kryeni marrëdhënie gjatë ciklit me siguri gjatë ovulimit më të hershëm mund të ngjizet një fëmijë.
Nëse cikli menstrual zgjat më tepër se 4 ditë dhe cikli juaj është i shkurtër atëherë ju mund të ngelni shtatzënë edhe nëse kryeni marrëdhënie në fund të ciklit menstrual.
Ndonjëherë periudha e ovulimit mund të llogaritet gabim. Dhe është zakonisht tepër e vështirë të llogaritet kjo periudhë nëse cikli është i çrregullt. Prandaj mund të ndodhë shtatzënia edhe gjatë periodave./botaegruas
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.