Moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur ka lajmëruar para disa javësh se është në pritje të ëmbël.
Amarda Toska menjëherë pas publikimit të lajmit se është në pritje të fëmijës së dytë ëshët treguar mjaft e rrezervuar me publikimet e saj.
Por këtë herë janë publikuar disa foto të sajnga parukeria ku duket më e bukur se kurrë më parë. Ami ëshët cilësuar gjithmonë si një nga femrat më të bukura të ekranit shqipar, por kjo shtatëzani i ka shtuar hijeshinë.
Menjëherë pas këtyre fotove të gjithë do të hamendësonin gjininë e fëmijës që ajo pret. Sipas disa parashikimeve që mund të bëjnë femrat dhe të mbetura nga koha e gjysheve thuhet se kur një femër zbukurohet gjatë shtatzënisë është në pritje të një djali.
Mos vallë Ami do të bëhet me dy djem.??
Çifti Ami dhe bashkëshorti i saj Ermal Mamamqi janë treguar mjaft entuziastë për këtë ndryshim në jetën e tyre. Meqënëse ata kanë djalin e tyre Joel, Ermali në një intervistë të dhënë për mediat ka pohuar se do të dëshironin të ishte një vajzë. Por ende ata kanë dashur të mbajnë sekret gjininë e fëmijës.
Prej kohësh Ami është larguar nga ekrani duke iu përkushtuar biznesit të saj. Ajo është një nga ish moderatoret më të njohura dhe të suksesshme në shfaqjen e humorit ‘Portokalli’ dhe më pas në ‘Dance with the Stars’.
Pas kaq shumë kohësh larg ekranit të gjithë do ishin kuriozë të shikonin Amin të rikthehej.