Edhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo, zërat tanë thonë shumë për ne. Duke u bazuar vetëm në tonin mesatar të zërit të një personi, mund të dallojmë menjëherë nëse bëhet fjalë për një fëmijë ose të rritur, një burrë apo një grua.
Megjithëse ndryshimet në zë tëk gratë është një fenomen I studiuar më pak, është vërtetuar deri diku se zërat e grave mund të zbulojnë gjithashtu të dhëna për fertilitetin e tyre, transmeton GazetaShneta.
Një studim i kryer në “University of Sussex” në Angli është zbuluar se toni i zërit të nënave të reja bie pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Por këto ndryshime në zë zgjasin vetëm rreth një vit, pas së cilës zërat e grave kthehen në nivelin siç kishin qenë para shtatzënisë, shkruan “Science Direct”.
Shkencëtarët kanë njohur ndër dekada që zëri i grave zvogëlohet pas menopauzës, deri në 35 Hz (për një grua me një zë mesatar të zërit, kjo është më shumë se tre semitone). Ndërsa gratë që janë në moshën riprodhuese sipas hulumtimeve kanë një ton më të rritur të zërit.
Kjo është dëshmia e parë shkencore që shtatëzania ndikon në zërat e grave, edhe pse shumë gra pohojnë se e kanë provuar personalisht. Për shembull, këngëtarja e njohur Adele, pas lindjes së djalit të saj në vitin 2012, raportoi se zëri i saj kishe pësuar rënie dramatike. Ajo ka thënë se zëri i saj ishte rikthyer në nivelin e mëparshëm pas rreth një viti.
Shkaqet e mundshme
Edhe pse të dhënat nga ky studim nuk mund të shpjegojnë mekanizmat që ndikojnë këto ndryshime zanore të paslindjes, një fajtor i mundshëm mund të jenë ndryshimet në nivelet e hormoneve, veçanërisht të testosteronit, estrogjenit dhe progesteronit.
Këto nivele të hormoneve luhaten gjatë gjithë ciklit menstrual dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me fazat e pas-menopauzës./GazetaShneta/