Shtatzënia zakonisht zgjat vetëm nëntë muaj, por shkenca po siguron disa prova të reja që tregoojnë se mund të ketë efekte afatgjata në trurin e nënës.
Në një studim që është i pari i kësaj natyre tregon se nënat për herë të parë tregojnë një zvogëlim të vazhdueshëm të vëllimit të lëndës gri.
U deshën më shumë se pesë vite për studimin e monitorimit për skanimet e trurit të 25 nënave të para dhe pas shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu edhe baballarët kishin treguar reduktime të ngjashme. Efektet e reduktimit të vëllimit të lëndës gri vazhdojnë për të paktën dy vite.
Ndërsa humbja e ndonjë gjëje në trurin tënd duket një gjë e tmerrshme, por në këtë rast nuk ëshë ndonjë gjë e keqe.
Kjo dyshohet të jetë përpjekja e trurit për të rikthyer automatikisht dhe optimizuar nënën që të kujdeset për foshnjën, sidomos gjatë dy viteve të para./Gazeta Shneta/