Më shumë prindër kemi në numër që kanë fëmijë në vitet e 30-ta dhe më lart, por cilat janë rreziqet që paraqet prindëria në këtë moshë e tutje?
Të dhënat paraprake të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se në vitin 2016, për herë të parë në tre dekada, niveli i lindjeve midis grave të moshës 30 deri në 34 vjeç tejkaloi ato midis grave të moshës 25 deri 29 vjeç në Shtetet e Bashkuara.
Mosha mesatare që gratë kanë fëmijën e tyre të pare shkruan Medicalnewstoday është aktualisht në moshën rreth 28 vjeçe.
Ekspertët shpesh përqendrohen në moshën mesatare të nënës për shkak të rezultateve të lindjes që shoqërohen me moshën të nënës, të tilla si lindje të shumëfishta dhe paaftësi kongjenitale transmeton Gazeta Shneta.
Studimet raportojnë se njerëzit mund të vonojnë prindërinë deri në 35 vjeç ose përtej për një numër arsyesh.
Këto arsye përfshijnë gratë që arrijnë nivele të arsimit të lartë, vendosjen e karrierës së tyre, përmirësimin e metodave të kontracepsionit, ndërrime sociale dhe kulturore që i kanë lënë gratë të ndjehen jo të gatshme për të pasur fëmijë, mungesë të kujdesit për fëmijët, nivele të ulëta të përfitimit, politika jo fleksibël në vendin e punës, pasiguri ekonomike apo strehimore, etj. dhe papunësia.
Një arsye tjetër përse gratë po kalojnë shtatëzëninë më vonë në jetë, mund të ndikojë në përmirësimin e opsioneve të fertilitetit, siç është IVF.
Rreziqet e vonimit të shtatzënisë deri në moshën 35 vjeçe ose më shumë janë :
–Fertiliteti bie (në të dy) burrat dhe gratë me moshë
–Rreziqet gjenetike (p.sh sindromi Down)
-Aborti
–Lindje e frytit të vdekur. /Gazeta Shneta/