Shtetasi kinez dhe dy kosovarët tjerë për të cilët u raportua se po dyshohet se janë prekur nga koronavirusi, kanë rezultuar negativ në testet laboratorike të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ndonëse Instituti ende nuk i ka konfirmuar këto rezultate, Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se testet kanë rezultuar negativ.
Ndërkaq tre raste të tjera janë paraqitur sërish në Klinikën Infektive të cilët i janë nënshtruar testimit dhe po priten rezultatet nga analizat.
Kujtojmë se pas përhapjes së koronavirusit në Itali, rastet e dyshimta janë shtuar edhe në Kosovë për shkak të lëvizjes së udhëtarëve. Ndërkaq një rast i konfirmuar i koronavirusit është paraqitur në Maqedoninë Veriore. Pacienti kishte udhëtuar nga Italia për në Shkup. /Gazeta Shneta/