Nuk njihet mekanizmi i shtimit të nishaneve në periudhën e shtatzënisë, por në fakt ndodh. Në shtatzëni ka ndryshime të disa hormoneve në organizmin e gruas, por asnjëri prej tyre nuk ka ndikim direkt në shtimin e melanociteve apo të melaninës.
Kjo është sfidë për t’u zbardhur nga shkenca e dermatologjisë në të ardhmen. Nuk ndodh tek të gjitha shtatzënat. Ato shtohen në personat që kanë predispozitë familiare, ekspozim të mëparshëm pa kriter në diell dhe aq më tepër në femrat që iu janë nështruar solareve. Si dhe në rastet e tjera, nishanet duhen mbajtur në kontroll me dermatoskopi./Gazeta Shëndeti/