Flokët janë një nga stolitë më delikate dhe të bukura në kokën e çdo gruaje.
Për këtë arsye, ne të gjithë përpjekemi për t’u kujdesur mirë për flokët. Megjithatë të kesh flokë të shëndetshëm dhe të fortë nuk është e lehtë.
Shumë faktor mund të ndikojnë negativisht në gjendjen e flokut tonë, transmeton Gazeta Shneta.
Një nga problemet më të mëdha në lidhje me flokët është rënia e tyre. Nëse rënia shkaktohet si rezultat i faktorëve gjenetik, nuk ka ilaç për të. Ndërsa, në raste të tjera po.
Një shampo natyral po del të jetë mjaft efektiv.
Shampoja për forcimin e flokëve
Për të përgatitur këtë shampo natyrore, ju duhet vetëm 3 produkte shumë të lira. I pari është një shampo me pH neutrale, e cila nuk do të dëmtojë flokët apo kokën tuaj.
Ato të dizajnuara për foshnjat plotësojnë në mënyrë të përsosur këto kërkesa.
Produkti i dytë është një shishe vaj rozmarine.
Së fundi, juve do t’iu nevojiten disa kapsula të Vitaminës E. Ato janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë flokët kundër efekteve të dëmshme të rrezeve UV. Në të njëjtën mënyrë, ato mbrojnë flokët nga dëmtimet e shkaktuara prej oksidimit.
Opsionale: ju mund të merrni edhe një gjysmë limoni.
Përgatitja dhe përdorimi:
Përgatitja e këtij shampo për të forcuar flokët dhe për të luftuar rënien është jashtëzakonisht e lehtë. Shtoni rreth 10 pika vaj rozmarine në shampo. Me t njëjtën sasi shton iedhe lëng limoni. Së fundi, shtoni lëngun e 2 kapsulave të vitaminës E. Përzieni derisa të jetë gjithçka e kombinuar pa probleme.
Aplikoni shampon në flokë të lagur dhe masazhoni kokën për 10 minuta. Lëreni atë për 10 minuta të tjera dhe shpëlani flokët me ujë të vakët. Për disa ditë do të shihni ndryshime të mëdha në flokët tuaj./Gazeta Shneta/