Shtohen edhe 47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

2020-06-22 në ora 20:41

Gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i rasteve në teren.

Nga 314 mostra të testuara, 47 rezultuan pozitive, transmeton Gazeta Shneta.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme u shëruan edhe 22 pacient. /GazetaShneta/