Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare u testuan gjithsej 302 mostra dhe prej tyre 52 rezultuan pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme u shëruan edhe 39 pacientë të tjerë. /GazetaShneta/