Shtohet numri i pacientëve në Infektivë, pesë persona në gjendje kritike

2020-06-23 në ora 11:01

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste.

Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike.

Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

Sot nga klinika lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi. /Gazeta Shneta/