Derisa e hani portokallin për shujtë, me lehtësi do të tejkaloni problemin që ju ndal në punë. Kjo frutë është e pasur me vitaminë C.
Në qoftë se ju pret ditë e rëndësishme në punë, apo thjesht natën e kaluar keni ngelur në ndejë deri vonë dhe pak keni fjetur, këto ushqime do të bëjnë të “vloni” nga energjia.
Uji
Ndjeni që truri po ju punon më ngadalë? Nëse natën e kaluar keni konsumuar alkool, atëherë kjo është arsyeja. Truri përbëhet nga 80 për qind ujë, ndërsa për alkoolin dihet që “e than” trurin. Që të rregulloni gabimin dhe të përshpejtoni aktivitetin e trurit, konsumoni sasi të madhe të ujit.
Portokalli
Derisa e hani portokallin për shujtë, me lehtësi do të tejkaloni problemin që ju ndal në punë. Kjo frutë është e pasur me vitaminë C i cili rrit shpjeteshin e trurit dhe aftësitë motorike.
Salmoni
Mirë lyejeni trurin tuaj me DHA (acid dokozaheksaenik), tip i omega 3 i pasur me thartirë të yndyrshme. Burimi i shkëlqyeshëm i kësaj substance është veçanërisht peshku salmon. Një porcion mundet dukshëm të përmirësojë mbajtjen mend, por edhe të rrisë mundësitë për të zgjidhur problemet.
Veza
Mëngjesi është vetvetiu shumë i rëndësishëm për funksionim të duhur të trurit. E plus nëse përmban një vezë të zier, asnjëherë nuk do të ju ndodhë të harroni për takim apo të dërgoni ndonjë e-mail të rëndësishëm.